Kolonat e gjata për të marrë vërtetime se janë të pa punë nëpër Agjenci ose kolonat e gjata nëpër banka për të marrë vërtetime se kanë të ardhura të vogla, nxorën në pah se sa të vuajtur janë qytetarët e RMV-së, informon POPULLI.mk
Me të shpallur lajmin nga MASH se nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme do t’i dhurohen nga 1,200 deri në 1,800 denarë nuk munguan kolonat e gjata të prindërve për tu pozicionuar para Agjencionit për Punësim dhe bankave.
Kjo dëshmoi se në vendin tonë ka papunësi të madhe dhe se populli mezi ia del ta kalojë muajin. 1,200 – 1,800 denarë ndoshta janë shumë për një familje e cila kushtet i ka të rënda, por kjo tregon se sa ka nevojë populli dhe për një menaxhim të mirë dhe të ardhurave më të larta për të gjithë.
© POPULLI.mk
