26.8 C
Skopje
E martë, 5 Maj, 2026

Tahiri: Sa më shpejtë që shkon kjo Qeveri, aq më mirë për Kosovën!

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se viti 2024 është vit zgjedhor.

Kjo sipas tij për shkak se edhe për zgjedhjet e rregullta ato duhet të shpallen më së herët gjashtë muaj, e më së voni katër muaj, para zgjedhjeve.

Tahiri ka shkruar në Facebook se kjo nënkupton që partitë politike do të punojnë për përpilimin e listave dhe zgjedhjeve.

“Problem nuk është përcaktimi i zgjedhjeve të parakohshme apo të rregullta. Problem është që kjo qeveri është duke i shkaktuar dëme të mëdha Kosovës dhe është duke e dëmtuar e rrafshin e brendshëm. Në veçanti, në varfërimin dhe në ekonominë e Kosovës, e cila është në rrafshin më të ulët në historinë e vet”, ka shkruar ai.

Sipas Tahirit, sa më shpejt që shkon kjo qeveri, aq më mirë do të jetë për Kosovën dhe për qytetarët e saj.

Të ngjajshme

Të fundit