Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, përgjatë Vardarit dhe në lugina të veçanta me paraqitje të mjegullës. Pasdite do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu në pjesët perëndimore dhe veriore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi perëndimor deri në jugperëndim. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë, njoftoi DPHM.
Në Shkup paradite pjesërisht me vranësira dhe mjegull, gjatë ditës me kushte për reshje të shkurtra shiu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 11 gradë.
Stabilizim të përkohshëm të motit do të ketë të premten dhe të shtunën në mëngjes. Nga e shtuna kah fundi i ditës do të nisë valë e re reshjesh kryesisht me reshje shiu, në malet e larta vetëm borë, ndërsa gjatë natës së diel dhe të dielën herë pas here do të ketë reshje më të dendura. Ditën e hënë do të mbajë mot më i ftohtë, me reshje të dobëta shiu, ndërsa në male dhe në vendet më të larta do të bie borë e dobët.
