25.8 C
Skopje
E martë, 5 Maj, 2026

Besimi: Funksionerët nuk do t’i marrin +400 euro shtesë

Nuk do të ketë rritje të pagave të funksionarëve për 400 euro shtesë, pohon i pari financave, Fatmir Besimi. Pagat e funksionarëve vitin e kaluar u rritën për 78%, ndërsa këtë vit baza që përsëri të ketë rritje u paralajmërua se do të jetë sipas harmonizimit me pagën mesatare.

“Nuk ka para në Buxhet për rritjen e pagave të funksionarëve në vitin 2024, nuk ka. Nuk ka para për rritjen e pagave në Buxhet, nuk ka para. Kjo do të thotë se është pasqyrë e politikës që e paralajmëroi Qeveria se do të ketë intervenime në Ligjin që të mos ndodh kjo në vitin 2024. Sipas Ligjit çdo vit u takon rritje në përputhje me harmonizimin e pagës mesatare. Nuk ka mjete në Buxhet“, tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Sa u përket konkurseve të shpallura për punësime para zgjedhjeve, ku vetëm në Ministrinë e financave planifikohen 50 punësime, Besimi tha se vazhdimisht ka largim të kuadrove dhe duhet të plotësohen vendet e lira ndërsa konkurset janë për ata me kohë të caktuar.

“Kjo është pjesë e reformës më të gjerë për ata që janë me kohë të caktuar dhe duhet siguri në vendin e punës që të tërheqim kuadro cilësore dhe kjo ishte për të gjitha institucionet. Atyre që ishin me kohë të caktuar, t’u jepet mundësi të aplikojnë për punësim në kohë të pacaktuar ndërsa në buxhet të mos ketë asnjë ndryshim. Nëse shihni në të kaluarën, në katër vitet e fundit, numri i të punësuarve në administratën publike dhe sektorin publik, po ulet”, pohoi Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Përndryshe ministri i financave dha llogari për vitin e kaluar bashkë me drejtoreshën e DAP-ti, Sanja Llukarevska e cila tha se viti ishte i suksesshëm me realizim rekord të investimeve kapitale dhe investimeve, duke shtuar se janë mbledhur më pak tatime se sa që janë planifikuar.

Të ngjajshme

Të fundit