25.8 C
Skopje
E martë, 5 Maj, 2026

+30 ditë paraburgim për të dyshuarit në vrasjen e Vanjës

Edhe 30 ditë të tjera shtesë paraburgim janë caktuar për të dyshuarit për vrasjen e Vanjës dhe Panços. Gjykata Penale vendosi që Vllatko Kekishov, Bore Videvski, Velibor Manev dhe babai i Vanjës, Aleksandër Gjorçevski, të mbeten në paraburgim, përcjell TV21.

Ata janë të dyshuar për vrasjen dhe kidnapimin e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe pensionistit 77 vjeç nga Velesi, Pançe Zhezhovski. 30 ditë paraburgim iu shqiptua edhe vozitësit Stefan Dimovskit, i cili nga Serbia e ka dërguar në Turqi Lupço Pallevskin – Pallço dhe me këtë ka ndihmuar në arratisjen e të dyshuarit kryesor për vrasjen.

Të ngjajshme

Të fundit