Nëntëmbëdhjetë vjeçarja L.B. nga Tetova, të martën në ora 10:50 në SPB- Tetovë ka raportuar se rreth orës 08:30 në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak.
Po ashtu, të martën në ora 13:10, A.A. (27) nga Otushishta e Tetovës, në SPB-Tetovë ka raportuar se në ora 10.30 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë ishte kafshuar nga një qen endacak.
