21.8 C
Skopje
E enjte, 16 Prill, 2026

(FOTO) OEMVP takon LEN-in, diskutojnë ekonominë dhe biznesin – kërkohet zgjidhje e problemeve

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në krye me Kryetarin e saj z. Qyra, Drejtorin ekzekutiv dhe anëtarët e bordit, realizuan takim me Opozitën shqiptare ne vend.

Qëllimi i takimit ishte të shpalosen prioritet e të dyja palëve për vitin aktual por edhe qëllimet afagjate të të njejtëve, ku OEMVP insistoi në pikat të cilat bizneset i kanë si sfida kryesore, duke u nisur nga Fuqia punëtore, Unifikimi i tarifave doganore, zgjedhja e problematikave të shumta të Zonës së Vizbegut si dhe Urbanizmi dhe Energjetika.

Përfaqësuesit e OEMVP-së potencuan rëndësinë e krijimit të një mekanizmi i cili do të vë në funksion sistemin koncensual të vendimmarrjes sa i përket politikave ekonomike, me qëllim që të njejtat të zbatohen, të kenë vazhdimsi dhe të mos cënohen kur ndryshojnë qeveritë.

OEMVP si institucion i pavarur, bashkëpunon me të gjithë akterët relevant në drejtim të përmirësimit të klimës për biznes, si parakusht për stabilitet socio-ekonomik të vendit dhe qytetarëve të saj.

https://www.facebook.com/photo?fbid=753866900110726&set=pcb.753867426777340

 

Të ngjajshme

Të fundit