Është regjistruar një tërmet në RMV. Sipas EMCC, tërmeti është regjistruar në orën 00:32.
Sipas informacioneve fillestare, epiqendra është në afërsi të Stenjës në Prespë, por këto janë informacione jozyrtare.
Sipas disa mediave, tërmeti ka qenë 3.8 ballë i shkallës Rihter në një thellësi prej 6 kilometrash.
Sipas informacioneve të siguruara, intensiteti është ndjerë mjaft mirë në rajonin Ohër-Strugës.
