6.8 C
Skopje
E enjte, 5 Mars, 2026

Rama paralajmëron një Aeroport të ri

Në zonën Sarandë-Gjirokastër do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Kryeministri Rama shkruan se gara për këtë aeroport pritet të hapet brenda 6-mujorit të parë të këtij viti.

“Mirëmëngjes! Dhe me këto pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku në bazë të studimeve të kryera me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare në zonën Sarandë-Gjirokastër, do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut, gara për të cilin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në “Facebook”.

Të ngjajshme

Të fundit