Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD, për të zhvilluar me dyer të hapura për publikun, seancën e 18 Janarit kur do të shqyrtohet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për Emigrantët.
Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar grupi i Gazment Bardhit, të cilët e konsiderojnë një shmangie të transparencës.
“Transparenca e munguar nga Këshilli i Ministrave gjatë negocimit, duket se vazhdon edhe gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, për sa kohë që publiku dhe mediat nuk kanë mundësi që të njihen me materialet e çështjes dhe të dëgjojnë qëndrimet e palëve”, shprehet grupi i PD.
Në përgjigjen e saj, Gjykata Kushtetuese shprehet se mbledhje e gjyqtarëve në datën 11.01.2024 ka vendosur që shqyrtimi të bëhet me dyer të mbyllura.
Burimi Klan News
