13.8 C
Skopje
E premte, 18 Tetor, 2024

Berisha thirrje për t’u ngritur kundër regjimit

Ish-kryeministri Sali Berisha e ndoqi nga shtëpia seancën e parë të sesionit të ri parlamentar. Nga dritarja e shtëpisë ai u shprehu mirënjohjen deputetëve të opozitës që vijuan betejën në Parlament.

“Luani i fjetur i shqiptarëve po zgjohet çdo ditë e më shumë. Autokracinë, diktaturën e bandave, krimit dhe drogës e pret fundi i merituar. Opozita, e cila qe parashikuar të mos ekzistonte, të ishte thjesht një stoli e armikut më të egër të qenies së shqiptarëve, regjimit të Edi Ramës, sot është më në këmbë se kurrë. Opozita kaloi, mbijetoi skenarë nga më antidemokratikët, më antishqiptarët, por e veshur me idealet më fisnike të popullit opozitar, ajo është sot këtu në këmbë, e gatshme për çdo betejë pa kthim, gjer në fitore.”

Berisha u bëri thirrje intelektualëve, biznesit dhe fermerëve të ngrihen kundër regjimit që sipas tij po vjedh shqiptarët.

“U bëj thirrje përsëri të gjithë shqiptarëve, të ngrihen kundër këtij regjimi që objektiv kryesor, që veprimtari kryesore, që qëllim kryesor ka vjedhjen tuaj, vjedhjen e shqiptarëve.”

Berisha kundërshtoi edhe emërimin e Blendi Gonxhes si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

 

Burimi Klan News

Të ngjajshme

Të fundit