Një film armen që tregon për historinë emocionuese të jetës së një të burgosuri për një kravatë futet për të parën herë në listën e filmave që synon të marrë sa më shumë trofe OSCAR këtë vit.
Është fjala për filmin “Amerikatsi” i regjisorit dhe aktorit amerikano – armen Majkëll Gorxhën, i xhiruar në gjuhën armene.
Historia që trajtohet është ajo e Çarlit, një amerikani që riatdhesohet në Armeninë Sovjetike të pasLuftës së Dytë Botërore.
Ai burgoset menjëherë pasi autoritetet e vlerësojnë të pahijshme kravatën e tij. Nga qelia e tij, Çarlie sheh vetëm brenda një apartamenti aty pranë, ku jeton me netën e çiftit që banon aty.
Regjisori Gorxhën rrëfen për Reuters se xhirimi i filmit ishte një sfidë më vete, pasi u krye gjatë periudhës së pandemisë. Industria kinematografike armene po përpiqet të rigjallërohet pas krizës ku u përfshi me rënien e Bashkimit Sovjetik në 1991.
Burimi Tv Klan
