Kryetari i Sindikatës së Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik në Shkup, Afrim Muça ka qenë mysafir në “10 minuta” në TV21.
Ka folur për problemin për pagat në këtë ndërmarrje të Qytetit të Shkupit, ku tashmë disa ditë pati grevë dhe si pasojë u ndërprenë edhe transporti publik.
Megjithëse dje u arrit marrëveshja, pagat nuk janë lëshuar as sot, ka bërë të ditur Muça.
