Kryekuvendari i ASH-së, Ziadin Sela bashkë me disa bashkëpartiakë të cilët treguan qartazi ditë më parë se nuk janë për të dalë me opozitën sot u hakmorën ndaj disa të tjerëve që u pozicionuan me Arben Taravarin, shkruan POPULLI.mk.
Kryetari i partisë, Arben Taravari doli hapur dhe tha se më e mirë për ASH-në do të ishte t’i bashkohet LEN-it, pra opozitës shqiptare që kështu të bëhen një forcë e vërtetë kundër BDI-së e cila qëndron e palëkundur në pushtet plotë 20 vite.
Kështu nuk mendoi Ziadin Sela dhe disa të tjerë të cilët jo vetëm që e kundërshtuan kryetarin e partisë por edhe nisën shkarkimin e disave që mbajtën anën e kryetarit Taravari. Nesër Taravari nis “tubimet e mirënjohjes” ku do të takojë ata që e mbështesin në këtë rrugëtim në qytetin e Kumanovës, të shtunën në Gostivar ku po në këtë ditë edhe Sela ka thirrur Kuvendin e partisë në Shkup. Të martën Taravari zbarkon në Tetovë me datë 13 shkurt nën moton “Ndryshimi filloi” ku do të shohë qartë se sa nga struktura partiake e përkrah atë dhe sa ish-kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela.
“Lufta” ka filluar! Kush do të triumfojë do të shohim ditët në vazhdim. A do t’ia dalë Ziadin Sela ta mbrojë partinë me njerëzit që i ka për rreth apo Taravari do të dalë më i zoti duke e mundur për ta “shkatërruar” politikisht dhe t’i prijë edhe në të ardhmen e afërt ASH-së?
© POPULLI.mk
