6.8 C
Skopje
E diel, 1 Mars, 2026

Futbollisti holandez kapet me 1,350 kg kokainë

Futbollisti holandez, Quincy Promes, është dënuar me gjashtë vjet burgim pasi supozohet që i ka kontrabanduar një mijë e 350 kilogramë kokainë.

Prokuroria kërkonte burg prej nëntë vjetësh, mirëpo atij i janë dhënë gjashtë vjet prapa grilave, sipas Voetbal International.

Lojtari luan aktualisht te Spartaku i Moskë dhe nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore që u mbajt në Holandë.

Kontrabandimi I drogës dyshohet të ketë ndodhur në janar të vitit 2020, gjatë kohës që ai luante te Ajaksi i Amsterdamit.

Rusia nuk ka marrëveshje ekstradimi me Holandën, e që do të thotë që Promesi mund ta vazhdojë karrierën e tij me Spartakun nëse thjesht refuzon që të kthehet në vendlindje.

Të ngjajshme

Të fundit