8.8 C
Skopje
E shtunë, 4 Prill, 2026

“Ligji për kazinot”, Pendarovski: Geer më tha se po keqpërdoret ‘flamuri evropian’

residenti i Stevo Pendarovski, pasi refuzoi nënshkrimin e dekretit për Ligjin për kazinotë dhe bastoret, thotë se i njëjti duhet të kalojë në Kuvend në procedurë të rregullt. I pari i shtetit tha se nuk e konteston ligjin, por vlerëson se mënyra e sjelljes së ligjit është joadekuate, pasi kur të përdoret flamuri europian, duhet të ketë direktivë precize që kur është sjellë, dhe në këtë rast e njëjta mungon. Pendarovski thotë se për këtë çështje ka folur edhe me ambasadorin e BE-së.

“Para disa ditëve erdhi te unë euroambasadori Gir dhe thotë kjo është edhe një keqpërdorim në seri e flamurit europian. Do të thotë askush nuk e konteston nëse ligji është i mirë apo i keq, thotë nuk duhet të keqpërdoret flamuri europian. Nëse duam të shkojmë në BE, duhet që para se të bëhemi anëtar, të sillemi si europianë të vërtetë, thotë kjo është në mënyrë ballkanike”, tha Stevo Pendarovski, president.

Vendimin e Pendarovskit BDI e quajti për keqardhje. Arsyetimin se qenka “keqpërdorur” flamuri europian për miratimin e ligjit, integristët e quajnë “përrallë mbas darke”. Shtojnë se nuk do të dorëzohen në këtë betejë dhe se janë të bindur se të gjithë deputetët me ndërgjegje të pastër janë në anën kundër bastoreve dhe kazinove.

Ndaj vendimit të Pendarovskit ka reaguar edhe Lëvizja Antibixhoz.

“Jemi totalisht të zhgënjyer, ndjehemi të tradhtuar nga veprimi juaj për mos dekretimin e propozim ligjit për lojërat e fatit duke mbrojtur krimin dhe kriminelët duke lejuar ngufatje nga epshi i krimit dhe vjedhjen klasike që i bëhet qytetarit. Me veprimin tuaj, gjoja keqpërdorimin e flamurit europian ju e legalizuat pastrimin e parave të pista dhe ne emër të standardeve europiane mbroni kapitale të dyshimta të cilët e kanë zaptuar vendin tonë. Kryetar ju e tradhtuat votuesin tuaj. Ne me bukë, ju me gurë”, thonë nga Lëvizja Anti-Bixhoz.

Tash pasi Pendarovski refuzoi dekretimin e ligjit, teksti duket të rikthehet në Kuvend, ndërsa Presidenti premton se do ta nënshkruante menjëherë nëse miratohet me 61 vota me procedure të rregullt.

Të ngjajshme

Të fundit