-2.2 C
Skopje
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Vardari nuk do të merr 250 mijë eurot nga qyteti i Shkupit

Vetëm një javë më parë KF Vardarit nga Shkupi i ishte premtuar ndihmë financiare nga Qyteti i Shkupit në vlerë prej 15 milionë denarë, ose rreth 250 mijë euro. Në mbledhjen e Këshillit të Qytetit të Shkupit, për amendamentin e paraqitur nga VMRO-DPMNE, është marrë vendim që Vardari të ndihmohet financiarisht.

Mirëpo, sot kryetarja e Shkupit, Danela Arovska, siç ka deklaruar vetë, “për shkak të amendamenteve joprofesionale dhe joadekuate të rebalancit të buxhetit të dorëzuara nga grupi këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, buxheti i qytetit është bllokuar, për çka është konfirmuar nga Ministria e Financave”. Për këtë arsye, buxheti nuk mund të ngarkohet dhe mjetet e siguruara nuk do të shkojnë në llogarinë e KF Vardarit.

“Falë këtyre ndryshimeve joprofesionale, as KF Vardari nuk do të marrë ndihmën financiare, as qytetarët nuk do të marrin subvencionet që është dashur të jenë mbështetje për shkak të krizës energjetike dhe as qytetarët e Shkupit nuk do të marrin fidanë të rinj në kulmin e sezonit të mbjelljes. Për shkak të bllokimit të buxhetit nga amendamentet e grupit këshillëdhënës të VMRO-DPMNE-së, shumë projekte të tjera nuk do të mund të realizohen” – informoi Arsovska, raporton “360 gradë”.

Futbollistët e KF Vardari që garon në Ligën e Dytë unike, ka katër muaj që nuk kanë marrë pagat mujore, ndërsa klubi është në borxhe të mëdha që nga largimi i ish-pronarit rus, Samsonenko. Duhet të cekim se këtë nismë për t’i ndihmuar FK Vardarit e kundërshtuan FC Shkupi, ku i pari edhe zyrtarisht doli drejtori sportiv Omer Bunjaku e më pas edhe Rabotniçki.

Të ngjajshme

Të fundit