Media maqedonase po përhapin lajmin se lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mund të shfaqet si një kandidat potencial për PRESIDENT nga rradhët e BDI-së! Por, gjithashtu spekulohet se disa qarqe maqedonase po e përkrahin atë, por një gjë të tillë BDI-ja ende nuk e ka konfirmuar.
Megjithatë, situata është e komplikuar dhe Ali Ahmeti është përballë një dileme hamletiane. Do të zgjedhë ai të përballet me Bilall Kasamin në garën për deputetë në njësinë zgjedhore numër 6, apo do të vendosë të hyjë në arenën e madhe politike duke u përballur prap me kandidatin për president të opozitës së bashkuar shqiptare, Lidhjes Evropiane për Ndryshim, Arben Taravarin?
Ky konfuzion politik është tendenca e fundit e BDI për mbijetesë dhe një shfaqje e qartë e ashpërsisë së lojës politike dhe përdorimit të manipulimit për të mbajtur pushtetin dhe për të zhvatur edhe më tej popullin shqqiptar në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në këtë kontekst, ka një dritë shprese. Bilall Kasami, si kandidati për deputet në njësinë zgjedhore numër 6, përfaqëson një alternativë ndryshe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ai përfaqëson një drejtim të ri, një perspektivë të freskët dhe një vizion për ndryshimin e vërtetë që do të ndodhë më 8 maj.
Është koha për një politikë të re, për një lider që do të përfaqësojë interesat e vërteta të qytetarëve, dhe në këtë rast, Bilall Kasami është personi i duhur për të bërë këtë ndryshim të vërtetë. Është koha për të dalë nga status quoja e një elite politike të korruptuar dhe për të krijuar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.
Burimi / TetovaPress
