“Më shpesh bëhet fjalë për reagime që më së shumti inkurajohen nga pala tjetër. Qytetarët në shumicën e rasteve përmes deklaratave dhe konferencave për media informohen për atë që ka bërë LSDM-ja në periudhën e kaluar, si dhe për gjërat kyçe që do t’i bëjmë në periudhën e ardhshme”, ka deklaruar në Top Tema Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
Sipas saj, LSDM-ja tani lë të kuptohet se do të ketë një fushatë që do të jetë kryesisht promovuese për programin dhe do të ketë për qëllim promovimin e kandidatit për president dhe deputetëve që do të jenë në lista.
“Ky nuk është një fillim i parakohshëm i fushatës, por një mënyrë e komunikimit me qytetarët, ndoshta një fjalor politik më intensiv, por ne si VMRO-DPMNE jemi duke u fokusuar në gjërat që kemi në vend dhe po rikapitullojmë shtatë vitet e kaluara të qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së”, ka thënë në Top Tema, Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.
Miteva nuk pajtohet se në njoftimet publike të VMRO-DPMNE-së nuk ka asgjë që u ofrohet qytetarëve, sepse në muajin e kaluar është bërë promovimi i pjesëve kyçe që do të gjenden në programin e VMRO-DPMNE-së nën moton “Platforma për të ardhmen”.
“Ajo që aplikojnë partitë është padyshim se partitë janë ato që udhëheqin fushatën “negative”, dhe kandidatët janë ata që udhëheqin fushatën “pozitive”. Dhe për këtë ka njoftime negative për kundërshtarët partiakë, dhe ato promovuese janë për kandidatët”, tha Bojan Kordallov, komunikolog.
Sipas tij, rënia e pjesëmarrjes duhet të tregojë nevojën për një fushatë pozitive informuese, por jo premtime. Duhen shumë më tepër ide, koncepte në bashkëpunim me një ekip të mirë dhe gjithashtu me kandidatë të mirë, theksoi Kordallov.
Burimi / PRESSonline.al
