9.8 C
Skopje
E hënë, 23 Mars, 2026

(VIDEO) NGO 1 MINUTË – Çarshia e Shkupit

Video materiali i katërt nga rubrika NGO 1 MINUTË kësaj here ka të bëjë me historikun e Çarshisë së vjetër të Shkupit, shkruan POPULLI.mk

Për më shumë mund të lexoni tekstin dhe ta ndiqni videon e përgatitur për ju:

Çarshia është zemra dhe shpirti i Shkupit

Çarshia e vjetër e Shkupit është çarshia më e vjetër në Ballkan jashtë Stambollit. Shtrihet në komunën e Çairit dhe është simbol i mbrojtur kombëtar.

Çdo cep është pjesë e historisë. Këtu reflektohet edhe shoqëria multikulturore e qytetit.

Si një nga tregjet më të vjetra dhe më të mëdha në Ballkan, ajo ka qenë qendra e Shkupit për tregti, të paktën që nga shekulli i 12-të.

Çarshia e vjetër e Shkupit u zhvillua me shpejtësi të madhe, për t’u bërë kryeqendra e tregtisë së qytetit në periudhën e sundimit Osman.

Në Çarshinë e Shkupit janë afërsisht 30 xhami, dy kisha, një kullë sahati, karvanseraje, hane të shumta, ndërtesa dhe monumente tjera. Çdo objekt i rëndësishëm i Çarshisë sot është bërë galeri ose muze.

Po të pyesni ndonjë person i cili jeton dhe vepron në Shkup se; ku e ndjeni shpirtin e kryeqytetit? Pa dyshim se do t’ju drejtojë në Çarshinë e vjetër. Në Çarshi mund të shijoni; byrekun, simit-pogaçen, lahmaxhunin, çajin, kafenë me llokum etj… / POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit