13.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Mars, 2026

(VIDEO) Sulm terrorist në Moskë, mbi 40 persona të vrarë!

40 persona u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën pas të shtënave në Crocus City Hall në Moskë.

Janë publikuar pamjet e para të sulmuesve që futen në sallën e koncerteve në Moskë dhe gjuajnë drejt njerëzve. Raportohet për dhjetëra të vrarë.

Një tjetër shpërthim në sallën e koncerteve në Moskë

Një shpërthim i dytë është dëgjuar në sallën e koncerteve në Moskë, sipas mediave ruse.

Fillimisht u raportua se sulmuesit kishin hedhur një granatë.

Sipas raportimeve në mediat në Rusi, në sallë në kohën e sulmit ishin të pranishëm 6200 njerëz.

Të ngjajshme

Të fundit