7.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Mars, 2026

Tre seanca plenare në Kuvend

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot janë caktuar tri seanca plenare –  e 131-të, 138-të dhe 145-të.

Në rend dite të seancës së 131-të, ndër të tjera, janë Propozimi për vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për themelimin e Komisionit Anketues për skandalin në ISHP Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, propozimi i ligjeve për ndryshimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, Ligji për punësimin dhe sigurimin në rast papunësie, Ligji për mbrojtjen e fëmijëve dhe ligji për mbrojtjen sociale, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Deputetët në seancën e 138-të duhet të shqyrtojnë projektligjin për garancinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet e saj nga marrëveshja për kredi për financimin shtesë të projektit për përmirësimin dhe zhvillimin e rrugëve, i cili do të lidhet ndërmjet Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Bankës Botërore dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Propozim – Strategjia Kombëtare për zhvillimin e Kulturës me Plan Veprimi për periudhën 2023-2027, Propozimi për vendimin për miratimin e Programit Vjetor për Punë dhe Zhvillim dhe Plani Financiar i Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2024. Është e nevojshme të diskutohet edhe propozimi i ligjeve për ngritjen profesionale dhe trajnimin e nëpunësve administrativë për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit dhe transformimin digjital, për nëpunësit administrativë, për punonjësit në sektorin publik dhe për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për menaxhimin elektronik dhe shërbimet elektronike.

Në rend dite të seancës së 145-të, nga ana tjetër, është edhe projektligji për garancinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet e saj nga Marrëveshja Kornizë e huasë që do të lidhet ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup për kredi programore për Bankën Zhvillimore të Maqedonisë  së Veriut SHA Shkup për krijimin e vendeve të punës në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut, propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore, për shpalljen e liqenit të Ohrit si monument natyror dhe të shpallet bërthama e vjetër e qytetit të Ohrit si trashëgimi kulturore e një rëndësie të veçantë.

Në këtë seancë duhet të diskutohet edhe për Propozimin e Strategjisë Kombëtare Zhvillimore 2024-2044, si dhe për projektligjet për realizimin e projekteve strategjike investuese “Parku solar Stipion”, AIM GREEN TECH dhe Kombinati Kogjenerues MITILINEOS Shkup, me procedurë të shkurtuar.

Të ngjajshme

Të fundit