11.8 C
Skopje
E diel, 22 Mars, 2026

Bakiu dhe Zhaku flasin për karakteret e Taravarit dhe Osmanit

Sot mysafirë në “Daily Click” janë Memet Zhaku, shef i shtabit të kandidatit për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani dhe dhe Bashkim Bakiu, shef i shtabit të kandidatit për president nga VLEN, Arben Taravari. Që të dy deklaruan se deri tani po mundohen të bëjnë fushatë pozitive, pa sharje.

“Është karakter i tillë, është një intelektual, është mjek i shquar dhe normal që ne mundohemi të krijojmë një fushatë pozitive, duke krijuar energji pozitve. Ideja është që sa më shumë të bëjmë promovimin e programit dhe kandidatit, që të shmangim vokabularin që nuk i përshtatet”, tha Bakiu.

“Është karakteri. Është një kirurg i dëshmuar tashmë, një kryediplomat i dëshmuar që gëzon kredibilitet jashtëzakonshëm jo vetëm në vende europiane, por edhe më gjerë. Te z. Osmani mbizotëron qetësia, diplomacia dhe karakteri i tij pozitiv”, theksoi Zhaku.

Të ngjajshme

Të fundit