11.8 C
Skopje
E diel, 22 Mars, 2026

Bakiu: Kemi targetuar vende që qeveritarët shqiptarë i kanë harruar!

Shefi i shtabit të kandidatit për president Arben Taravari, nga radhët e VLEN, Bashkim Bakiu në “Daily Click” në TV21 tha se për shkak të muajit të Ramazanit kanë shmangur tubimet e mëdha, ndërsa theksoi se deri më tani kanë targetuar edhe vendbanime me shqiptarë, që sipas tij janë harruar nga qeveritarët.

“Ne kemi targetuar disa vende të cilat fatkeqësisht, nuk janë vizituar nga Qeveria dhe qeveritarët shqiptarë. Këtu dua ta përmend Resnjen, Çashkën, Krushevën, Dollnenin, Manastirin, ku realisht jetojnë shqiptarë”, tha Bakiu.

 

Burimi / 21TV

Të ngjajshme

Të fundit