10.8 C
Skopje
E diel, 22 Mars, 2026

Sasho Mijalkov do të lirohet nga burgu 4 muaj më herët!

Drejtori i Burgut të Strugës ka propozuar, ndërsa Këshilli Penal ka pranuar që ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov të lirohet nga burgu katër muaj më herët. Ai në vend që të lirohet më 25 prill të vitit 2025, do të lirohet nga burgu i Strugës më 25 dhjetor të këtij viti, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Këshilli Penal pranë repartit për krim të organizuar dhe korrupsion ka vepruar pas propozimit të Drejtorit të Burgut të Strugës për lirimin me kusht të S.M., pas mbajtjes së seancës publike, marrjes dhe shqyrtimit të dokumenteve të kompletuara në përputhje me udhëzimet e Gjykatës së Apelit në Shkup, mori vendim që ta bën të vlefshëm propozimin e drejtorit të burgut. Në përputhje me vendimin, i gjykuari do të lirohet nga Burgu i Strugës më 25 dhjetor të vitit 2024, ndërsa lirimi me kusht do t’i llogaritet deri më 25 dhjetor të vitit 2025”, raportojnë nga Gjykata Penale.

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejt ankese deri te Gjykata e Apelit në Shkup.

Mijallkov është duke mbajtur 3 vjet burg në repartin e hapur në burgun e Strugës për rastin “Perandoria”.

Të ngjajshme

Të fundit