Vetëm pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut ku fituese absolute doli Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO DPMNE me 323 mijë vota të fituara ose 2 me 1 kundrejt kundërkandidatit të përkrahur nga LSDM, Stevo Pendarovski kanë filluar kalkulimet për Qeverinë e re, shkruan POPULLI.mk
Në taborin shqiptar më shumë vota mori Bujar Osmani, gjithsej 120 mijë kundrejt Arben Taravarit i cili mblodhi 83 mijë. Rikujtojmë se Bujar Osmani ishte kandidat i Frontit Europian i cili përbëhet nga 9 parti; shqiptare, turke, boshnjake rome, dhe Arben Taravari kandidat i koalicionit VLEN me 4 parti shqiptare.
Hristijan Mickoski nga VMRO menjëherë u prononcua për media pas mbarimit të zgjedhjeve dhe tha qartë se Qeveria e ardhshme do të bëhet me opozitën shqiptare, pra konkretisht me VLEN-in. Sot gjithashtu Bilall Kasami para mediave potencoi se flitet për një koalicion të tillë dhe kjo gjë nuk fshihet, gjithashtu tha se ndryshimet kushtetuese do të bëhen me hyrjen e VLEN-it në Qeverinë e ardhshme qoftë me VMRO apo kushdo qoftë tjetër parti. / © POPULLI.mk
