6.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Mars, 2026

Mexhiti: Secilit qytetar do t’i shpërndajmë aksione në vlerë 10,000 euro

Sot koalicioni VLEN ka prezantuar përfaqësuesit e listave zgjedhore dhe programin zgjedhor në disa pika, shkruan POPULLI.mk
Mexhiti sqaroi disa nga pikat e programit dhe premtoi se çdo qytetari do t’i ndahen nga 10 mijë euro nga vlera e përgjithshme e ndërmarrjeve.
Sot kisha nderin që të prezantoj përfaqësuesit tuaj, listën e koalicionit VLEN për zonën 1. Njëkohësisht prezantuam edhe disa nga pikat e Programit tonë zgjedhor.
Ne si koalicion VLEN në qeveri do t’i kthejmë ndërmarrjet shoqërore në dorë të qytetarëve. Qeveria do t’u shpërndajë qytetarëve 49% të aksioneve të ndërmarrjeve publike, duke mbajtur për vete 51% të aksioneve, që do të mund të menaxhohen përmes modeleve koncesionare, apo PPP-ve (partneriteti publikuprivat).
Vlera e përgjithshme e ndërmarrjeve është afro 20 miliardë euro e kjo do të thotë se secilit qytetar do t’i shpërndajmë aksione në vlerë prej 10 mijë eurosh. Futja e kapitalit privat në ndërmarrjet shtetërore do të sjellë modernizim tek secila ndërmarrje, ndërsa shpërndarja e aksioneve te qytetarët do të sjellë dinamizim ekonomik dhe rritje të mirëqenies tek secila familje. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit