Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova duhet të jetë gati për luftë, pasi një sulm hibrid nga Serbia gjithmonë mund të fillohet kundër nesh.
Këtë Bislimi e ka thënë duke i’u referuar ngjarjeve që ndodhën në Banjskë në shtator të vitit të kaluar ku gjithçka nisi me një përleshje me policinë që përfundoi me vdekjen e një polic. Përplasja u përshkallëzua në një operacion kundër terrorizmit.
Megjithatë Bislimi thotë se një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it.
“Ne duhet të jemi gati për luftë. Por, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të përgatituni që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë”, ka deklaruar Bislimi, për gazetën ukrainase të lajmeve “European Pravda”.
Tutje Bislimi shtoi se ekzistojnë arsye për të besuar se Rusia ishte e përfshirë drejtpërdrejt në sulm.
“Në jug të Serbisë, në qytetin e Nishit, i cili nuk është shumë larg kufirit me Serbinë, ekziston e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruse e cila zyrtarisht është e angazhuar në sigurinë nga zjarri, por askush nuk ka parë ndonjë rezultat të punës së saj.”, ka deklaruar ai.
Bislimi thekson se Perëndimi pajtohet me provat se sulmi në veri ishte një sulm hibrid që i kishte rrënjët në lidershipin e lartë të Serbisë.
Burimi / Rtv21.tv
