5.8 C
Skopje
E diel, 29 Mars, 2026

Grubi kërkon fitore 30:0 me deputetë për t’i thënë “jo Mickoskit”

Artan Grubi nga BDI, ka kërkuar që Fronti Europian t’i marrë në zgjedhjet e 8 majit 30 deputetë ndërsa opozita shqiptare 0, shkruan POPULLI.mk

Lexoni statusin e plotë të Grubit:

“VMRO dhe drejtuesit e saj bijnë në mend vetëm nga Ali Ahmeti dhe Fronti Europian edhe atë me fitore rekord prej 30:0 me deputet në favor të Frontit.
Ftoj të gjithë votuesit e opozitës shqiptare dhe ata që qëndruan në shtëpi, të mos e lejojnë servilitetin, vazalitetin, puthadorësinë, shërbimin që e bëjnë 5 persona ndaj Mickovskit, Gordanës, Apasievit, VMROsë dhe Levicës, e indirekt edhe Serbisë e Rusisë, kundër UÇKsë, shqiptarëve, barazisë, Marrëveshjes së Ohrit, balanserit, badinterit, gjuhës shqipe, administratorëve shqiptarë, Europës, miqësisë me Amerikën, fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike.
Me 30:0 me deputet më 8 maj duke e rrethuar numrin 4 i thuhet JO Mickovskit, JO Gordanës, JO Serbisë e Rusisë, JO 5 të dëshpëruarve dhe të dështuarve që nuk po zgjedhin mjete për ta shpëtuar lëkurën e tyre si humbës masiv me 40.000 vota diferencë, SI DHE DO TË SILLET VMRO PARA AKTIT TË KRYER PARA SHQIPTARËVE DHE ALI AHMETIT.
I madh e i vogël, burrë e grua, fshat e qytet, të GJITHË NË KËMBË PËR MOS TË LEJUAR nëpërkëmbje dhe kthim prapa 25 vjet!
NUK KA VOTA PËR SHËRBËTORË TË MICKOVSKIT DHE VMROsë!
VOTO4
JO Rusisë, PO Europës!
Një Kryeministër për të gjithë
Marrëveshje Kornizë Ekonomike
© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit