11.8 C
Skopje
E premte, 3 Prill, 2026

(VIDEO) Ja si e presin shqiptarët e Italisë kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Milano të Italisë, aty ku do të zhvillojë takim me shqiptarët e diasporës.

Rama është i shoqëruar edhe këtë herë nga bashkëshortja e tij Linda dhe Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Avioni që shoqëron kryeministrin ka mbërritur rreth orës 11:00 në aeroport, ku forca të shumta policore po presin atë për ta shoqëruar në Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA.

“Erdha”, shkruan kryeministri, në një video në Facebook, ku duket pallati i sporteve i mbushur plot, me ngjyra kuqezi dhe këngë shqip në pritje të tij.

Ky është takimi i dytë me diasporën i kreut të qeverisë, pas atij të 12 majit në Athinë, ku u prit nga mijëra shqiptarë.

 

Top Channel

Të ngjajshme

Të fundit