Mbrëmë në rrugën e njohur si “Rruga e Plastikave” në Çair, ka ndodhur një përleshje masive mes disa personave.
Sipas raportimeve, pas përleshjes kanë nisur të shtënat me armë zjarri, pas së cilës janë plagosur 4 apo më shumë persona.
Në orën 23:40 është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në Bulevardin Nikolla Karev, ku kanë mbetur të plagosur disa person, T.A, E.A, O.B dhe F.Z që më pas janë dërguar në Qendrën Mjekësore Naum Odridski.
Në orën 23:51, Qendra Klinike njoftoi se përveç T.A, në spital janë dërguar edhe 2 persona, gjithashtu të plagosur me armë zjarri.
Bëhet fjalë për personat O. B. dhe A.I. nga Shkupi. Në orën 00:45 nga Qendra Urgjente është raportuar se personi A.I nuk ka mundur ti mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Burimi / indeks
