13.8 C
Skopje
E hënë, 2 Mars, 2026

Juventus apo Roma ? Kë do të zgjedh Zhegrova

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën.

Sipas raportimeve të medieve italiane si klubi torinez edhe kryeqytetasit pritet të vazhdojnë nga puna për të tentuar afrimin e Zhegrovës këtë merkato.

Megjithatë, duket se “bardhezinjtë” janë disi më të avantazhuar në këtë garë, kjo për shkak se “Zonja e Vjetër” ka marrëdhënie të shkëlqyera me agjentin e sulmuesit, Hasn Cetinkaya, duke qenë se është i njëjti person që shiti Denis Zakaria për 20 milionë në Monaco.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Zhergovës në fund, mirëpo ajo që dihet është fakti se kjo verë ka për të qenë shumë e “nxehtë” për 25-vjeçarin.

 

Burimi / Supersport.al

Të ngjajshme

Të fundit