Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përkujtuar 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Ahmeti ka theksuar se kush e harron të kaluarën rrezikon që ajo t’i përsëritet, shkruan POPULLI.mk
ALI AHMETI:
“25 vjetori i çlirimit na përkujton të mos harrojmë asnjëherë se liria është e shtrenjtë, se gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve as nuk lahet, as nuk thahet e as nuk shlyhet, por vetëm respektohet dhe zbatohet si amaneti më i shtrenjtë për një komb.
Kush e haron të kaluarën, rrezikon që ajo ti përsëritet!
Pafundësisht krenar për luftën e dlirë çlirimtare dhe mirënjohës për aleancën tonë euro-amerikane që bashkë sollën lirinë dhe demokracinë.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit.”
© POPULLI.mk




