5.8 C
Skopje
E martë, 3 Mars, 2026

EURO ’24 / Serbët me thirrje “v*rit, the*rr, shqiptari të mos ekzistojë”

Në kuadër të Evropianit Euro2024 që po zhvillohet në Gjermani, në orën 15:00 do të ndeshen Sllovenia dhe Serbia.

Nëpër rrugët e qytetit të Munihut, ku edhe do të zhvillohet ndeshja në stadiumin e famshëm “Allianz Arena”, tifozët serbë janë mbledhur në numër realitivisht të madh, e sipas pamjeve që po publikohen nëpër mediat serbe, tifozët sllovenë po ikin nga ta duke iu shmangur ndonjë incidenti potencial.

Në mesin e thirrjeve që serbët po i bëjnë, shumica janë kundër Kosovës, e madje edhe të tilla që bëjnë thirrje për zhdukjen e shqiptarëve.

“Vrit, ther, që shqiptari të mos ekzistojë”, është një prej thirrjeve që ata po bëjnë nëpër rrugët e Munihut, sipas pamjeve që i ka publikuar media serbe e afërt me pushtetin “Telegraf” (shih këtu në sekondat e fundit të videos) përpos atyre “Kosova, Serbia”, “Kosova është zemra e Serbisë”, e thirrje të ngjashme nacionaliste.

Të ngjajshme

Të fundit