14.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

JD Vance: Biden ishte presidenti më i keq në histori të ShBA

Kandidati republikan për zëvendëspresident në ShBA, JD Vance përdori tubimet e tij të para të fushatës solo të hënën për të dhënë kritika ndaj zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris.

Ai e vlerësoi Joe Bidenin si presidentin më të keq që ka pasur historia e shtetit më të fuqishëm në botë, ndërsa tha se Harrisi është ende më keq se ai.

“Historia do ta mbajë mend Joe Biden si jo thjesht një dorëheqës, siç është ai, por si një nga presidentët më të këqij në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por miqtë e mi, Kamala Harris është një milion herë më keq dhe të gjithë e dinë këtë. Ajo u regjistrua për secilin nga dështimet e Joe Biden dhe ajo gënjeu për aftësinë e tij mendore për të shërbyer si presidente”, tha Vance në Virxhinia.

Vance u përpoq të sulmonte Harrisin me rekordin e administratës për inflacionin dhe imigracionin, raporton AP.

Senatori i Ohajos bëri fushatë në ish-shkollën e tij të mesme në Middletown përpara një ndalese në mbrëmje në Radford, Virxhinia.

Të ngjajshme

Të fundit