Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Shqipërisë, Denion Mejdani. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë për trendin pozitiv dhe të vazhdueshëm të zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike dhe vullnetin, gatishmërinë dhe përkushtimin e ndërsjellë për intensifikimin dhe avancimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, transmeton Portalb.mk.