11.8 C
Skopje
E premte, 10 Prill, 2026

Klinaku paralajmëron ish-ushtarët e UÇK: Kujdes kur udhëtoni në vendet e Ballkanit

Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, përmes një njoftimi, ka paralajmëruar ish-ushtarët e UÇK-së të kenë kujdes kur udhëtojnë nëpër Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

Sipas tij, pushteti serb po freskon listat, duke i futur ish-ushtarët e UÇK-së në INTERPOL e EUROPOL si të kërkuar.

“Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos të mos udhëtojnë nëpër Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, sepse pushtuesi serb vazhdimisht po freskon listat, duke i futur në INTERPOL ose EUROPOL”, shkroi Klinaku.

Të ngjajshme

Të fundit