30.8 C
Skopje
E enjte, 20 Gusht, 2026

Franca ka dënuar veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës

France's President Emmanuel Macron welcomes Kosovo Prime Minister Albin Kurti (R) before a meeting at the Elysee Palace in Paris on June 23, 2021. / AFP / Ludovic MARIN

Franca ka “dënuar ashpër shtimin e veprimeve të njëanshme të autoriteteve kosovare në veri të vendit, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb”.

Kështu është thënë në një reagim të Ministrisë së Jashtme të Francës, të publikuar sot, raporton Klankosova.tv.

“Këto veprime rrezikojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para realizimit të perspektivës evropiane të dy vendeve”, ka thënë ministria e Jashtme e Francës.

Franca u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që “të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i njëanshëm, i cili do të kontribuonte më tej në përshkallëzimin e tensioneve”.

Franca “inkurajon të dyja palët që të kthehen në tryezën e bisedimeve, nën mbështetjen e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të bëjnë përparim në zbatimin e Marrëveshjes Bruksel-Ohër”.