13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Taravari: Mungesa e Arbën Xhaferit ndjehet edhe sot, 12 vjet pas vdekjes...

Taravari: Mungesa e Arbën Xhaferit ndjehet edhe sot, 12 vjet pas vdekjes së tij

0
129

Arben Taravari i ASH-së dhe njëherit edhe ministër aktual i Shëndetësisë, ka kujtuar ish liderin e PDSH-së Arbër Xhaferi në 12 vjetorin e vdekjes së tij.

Taravari përmes një postimi e ka quajtur Xhaferin gjigantin e politikës shqiptare.

“Pavarsisht se kanë kaluar 12 vjet nga largimi i tij, humbja e Arben Xhaferit është e ndjeshme njësoj…
Respekte të përjetshme për mikun dhe mentorin tonë e për gjigandin e politikës që na ka lënë shumë për të mësuar e kuptuar” ka thënë Taravari.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Arbën Xhaferi vdiq 12 vjet më parë si pasojë e një hemorragjie cerebrale (gjakderdhje në tru).

Në vitin 2001, Xhaferi si përfaqësues i shqiptarë ishte negociator dhe nënshkrues i Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit shqiptaro-maqedonas. Xhaferi ka lindur më 24 janar të vitit 1948 në qytetin e Tetovës

 

 

Burimi / TS