35.8 C
Skopje
E enjte, 20 Gusht, 2026

Bexheti: Kur Ali Ahmeti ishte në pushtet ushtarët e UÇK priteshin në zemër të Shkupit

Deputeti i BDI, Blerim Bexheti ka publikuar një fotografi ku aty ndodhen edhe zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti dhe Nevzat Bejta e disa figura të tjera me rastin e lirimit të Enver Dugollit, ish ushtarit të UÇK, shkruan POPULLI.mk

Statusi i Bexhetit:

“Kur Ali Ahmeti ishte në pushtet dhe BDI menaxhonte me institucionet, ish ushtarët e UÇK-së liroheshin nga burgu dhe priteshin në zemër të shkupit në Hotel “Stone Bridge” si me rastin e Gafur Dugollit i cili është në fotografi.
Ndërsa tani dua ta përkujtoj Izet Mexhitin dhe Arben Taravarin të cilët janë pa legjitimitet etnik në pushtet, se ju i lironi ish ushtarët e UÇK-së dhe përkundrazi i rezikoni t’i ekstradoni në Sërbi nga pa aftësia juaj politike, pasi që nuk i’u pyet kush juve!
Ky është dallimi, me BDI dhe me Ju tani si Vasal!”