35.8 C
Skopje
E enjte, 20 Gusht, 2026

Bekteshi: Gashi e ka përkrahjen deri në fund, të kontrollojë dhe të bëjë mbikëqyrje të punës së ministrive

Deri në fund e ka përkrahjen kryetari i Kuvendit, që të kontrollojë, të bëjë mbikëqyrje të punës së ministrive, tha Kreshnik Bekteshi nga BDI, i cili në Daily Click në TV21 i doli në mbrojtje kryetarit të Kuvendit, Afrim, Gashi, shkruan TV21. Bekteshi thotë se kryetari i Kuvendit është korrektues i ministrive dhe se ministritë nuk mund t’i kërkojnë llogari njeriut të dytë në shtet.

“Nuk është MPB institucion që i kërkon llogari kryetarit të Kuvendit, kryetari i Kuvendit me hierarki në shtet është njeriu i dytë, sa i përket qeverisjes, është Kuvendi dhe kryetari i Kuvendit të cilët e kontrollojnë punën e qeverisë. Nuk është kryeministri, e më së paku ministri i Punëve të Brendshme që mund t’i kërkojë llogari kryetarit të Kuvendit. Nëse kisha dashur të flas politikisht, për poena politike, për politikë ditore, do të kisha thënë se është i paaftë z.Afrim Gashi të udhëheq Kuvendin, nuk është ashtu, duhet të flasim realitetin, por mos i devalvojnë ato pozita, të cilat i kanë udhëhequr me profesionalizëm bashkëkombësit e tyre”, deklaroi Bekteshi.