35.8 C
Skopje
E enjte, 20 Gusht, 2026

Zekolli-Shaqiri: Po zgjidhim problemin me pagat, një lajm që gëzon 4,400 familje

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ka njoftuar opinionin se problemi i trashëguar nga Qeveria e kaluar me pagat e 4,400 punonjësve në Postë, Hekurudha dhe Transport po zgjidhet, informon POPULLI.mk

Statusi i plotë:

“Po zgjidhim me sukses problemin e trashëguar me pagat e punonjësve të Postës së Maqedonisë dhe të punësuarve në Infrastrukturën e Hekurudhave të Maqedonisë dhe Transportit. Pas disa muajsh vonesash, më nuk do të ketë probleme me pagat. Një lajm që i gëzon 4,400 familje, të cilat më në fund po marrin atë që ju takon për punën e tyre të palodhur. Ne si Qeveri jemi të angazhuar t’i japim çdo punonjësi atë që i takon, duke përmbushur një detyrim shumë të rëndësishëm.
Joserioziteti i Qeverisë së kaluar ka bërë që t’i kemi sot këto rezultate. Nuk e kishin aspak parasysh rëndësinë e pages së punonjësve. Por ne, menjëherë morëm vendimin për ta rikthyer stabilitetin dhe për të siguruar që një situatë e tillë asnjëherë të mos përsëritet.
Padyshim se duhet falënderuar edhe menaxhmentin e Postës së Maqedonisë, Infrastrukturës së Hekurudhave dhe të Transportit. Ata bënë një punë të shkëlqyer për ta zgjidhur këtë problem. Megjithatë, sigurojmë se nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar ata që lejuan të ndodhë kjo situatë. Hetimet do të fillojnë së shpejti dhe padyshim që do të ketë përgjegjësi.
KALOJMË NË VEPRIM!” , ka shkruar zv.ministrja Zekolli-Shaqiri. / © POPULLI.mk