Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha më 24 gusht në Beograd se kishte bisedime shumë të dobishme dhe të mira me shefin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns.
Ai shtoi se qesh me ata që komentojnë se vizita e tij në Serbi ishte e fshehur, ndërsa në BeH ishte transparente, transmeton Beta.
“E dini, ju flisni me të ftuarit tuaj dhe shikoni nëse publikut i pëlqen apo jo… Ne si një vend serioz menduam se ishte mënyra më e mirë e mundshme dhe amerikanët, si vendi më serioz në botë, së bashku me Kinën mendoi se ishte mënyra më e mirë e mundshme për të monitoruar vizitën”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se temat ishin të rëndësishme për të ardhmen e rajonit dhe Serbisë, si dhe se kanë pasur një takim të denjë dhe të rëndësishëm.
