7.8 C
Skopje
E premte, 6 Mars, 2026

Barcelona përsëri probleme me regjistrimin e Olmo-s

Edhe pas largimit të Clement Lengletit, Vitor Roques dhe Mikayil Fayes, Barcelona nuk po mund ta regjistrojë mesfushorin e ri spanjoll Dani Olmo.

Të hënën mediumet spanjolle kanë raportuar se Barça është duke hasur sërish në probleme.

Për regjistrimin e Olmos, gjigandi spanjoll duhet të shesë edhe disa futbollistë, shkruan “Gazeta Express”.

Olmo nuk u paraqit në dy ndeshjet e para të edicionit të ri në La Liga dhe mund të mos paraqitet edhe në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos.

Spanjolli u transferua për 51 milionë euro te Barcelona nga skuadra gjermane, Leipzig.

Ai ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Barcelonën, ndërsa klauzola e lirimit të Olmos është 500 milionë euro.

 

 

Burimi/GazetaExpress/

Të ngjajshme

Të fundit