22.8 C
Skopje
E premte, 14 Mars, 2025

Ja kur do të lansohet “Iphone 16”

Gjiganti teknologjik, Apple, ka konfirmuar se më 9 shtator do të mbajë në Kaliforni konferencën në të cilën do të shpalosen telefonat e rinj, iPhone dhe përditësime në pajisje të tjera e aplikacione.

Ftesat për të ftuarit shkruan se ka ardhur koha e shkëlqimit, ndërsa s’janë dhënë detaje të tjera.

Është e pazakontë që Apple të organizojë ngjarjen të hënave. Tradicionalisht kjo është mbajtur të martave.

Deri tash nuk ka pasur shumë detaje për telefonin e ri, por raportohet se do të vijnë katër modele – iPhone 16, iPhone 16 Plus, iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max. Risi pritet të jetë përfshirja e inteligjencës së Appleit në të gjithë telefonat dhe ka pasur raportime për disa butonë specialë (lexo këtu).

Të ngjajshme

Të fundit