-3.2 C
Skopje
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Taravari paralajmëron BDI-në: Është koha të mbani përgjegjësi për të bëmat 22 vjeçare!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari nëpërmjet një statusi në rrjete sociale i është drejtuar BDI-së se është koha të përgjigjen për të gjitha keqpërdorime 22 vjeçare të cilat i kanë bërë derisa ishin në pushtet, informon POPULLI.mk.

Që politika, sidomos në vendet e varfra dhe të pazhvilluara si ky i yni, është problematike, kjo është gati teori, por që parti të caktuara të kthehen në armike funksionale të shoqërisë ky është fenomen!

Duke abuzuar me gjysëm të vërteta, duke nxjerrë gjoja dëshmitarë të përvuajtur që paskan jetuar si mos më mirë në kohën e pashallëkut 22 vjeçar, duke gënjyer dhe abuzuar me çdo mjet dhe me çdo mënyrë, BDI-ja është kthyer qartë në armike të popullit të vet por edhe më qartë BDI-ja është në hall të madh!

Kinse të tmerruar që papritur ky vend nga shkëlqimi dhe mirëqënia e madhe kaloi brenda natës në skamje, varfëri dhe hall, propagadojnë se me ardhjen e tyre do ndriçojë prapë Dielli!

Ne që sapo kemi ardhur në detyrat tona, po akuzohemi se po nuk po rregullojmë dot gjë! BDI-ja sidomos nxit propaganda absurde,të cilat pretendojnë që me një shkop magjik të regullojmë një shtet që është shkatërruar për 22 vjet!

BDI-ja, veçanërisht ish-funksionarët e saj kanë një problem serioz. Ata e dinë sa shumë kanë abuzuar dhe ata e dinë se Drejtësia i pret.
Ata janë si ai njeriu që nuk di not dhe papritur ka rënë në det të thellë.

Ky shtet ka shumë punë. Ne jemi të vendosur që të kryejmë detyrat tone me vetmohim por ndërkohë tani është koha t’i tregojmë BDI-së dhe të gjithë atyre që e kanë masakruar këtë shtet, se është koha të mbani Përgjegjësi!

Të ngjajshme

Të fundit