16.8 C
Skopje
E enjte, 19 Shtator, 2024

Ali Ahmeti mblodhi strukturat e larta partiake të BDI

Në Selinë e BDI-së në Tetovë është mbledhur struktura e lartë partiake, e prirë nga lideri i partisë, Ali Ahmeti, transmeton TV21.

Funksionarë të pranishëm në këtë mbledhje, nëpërmjet rrjetit social në Facebook kanë dalë me njoftim nga përfundimet e mbledhjes.

Blerim Bexheti thotë se në mbledhje kanë ardhur në përfundimin se partia e integristëve mbetet forca e vetme shqiptare në vend dhe se me vëmendje të madhe po përcjellin zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut.

“Bashkë me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dhe Sekretarin e Përgjithshëm, z. Faton Ahmeti, realizuam takim me kryetarët e degëve, dhe një pjesë të funksionarëve dhe ish funksionarëve të nivelit qendror.

Vazhdojmë të mbetemi forca e vetme shqiptare në vend, nga e cila me kujdes të madh po i përcjellim veprimet të cilat janë duke ndodhur dhe në vazhdim do të ndërmarim hapa konkret për mbrojtjen e dinjitetit kombëtar në RMV”, shkruan Bexheti.

Të ngjajshme

Të fundit