24.8 C
Skopje
E premte, 29 Maj, 2026

Mexhiti: Punojmë për ta rritur cilësinë e arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti në një intervistë për TV21 ka folur për disa tema që lidhen me 100 ditëshin e Qeverisë aktuale. Mexhiti foli edhe për buxhetin i cili është ndarë për kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”, parkingun në sheshin Skënderbeu në Çarshinë e Shkupit, rrugën Shkup-Bllacë si dhe tema tjera, informon POPULLI.mk

MEXHITI:

“Këtu dua të shfrytëzoj rastin edhe të përmend tendencat që në vazhdimësi duan ta përshkruajnë këtë Qeveri si një qeverisje e kaluar e Gruevskit. Kjo u dëshmua edhe me shënimin zyrtar të MO-së, me mbledhje solemne të Qeverisë të udhëhequr nga kryeministri i vendit. Me korrin diplomatik, me shënimin e përvjetorit të Nënës Terezë. Pra edhe me projekte konkrete siq është ky projekti për kampusin që është një ndër projektet më të mëdha të arsimit shqip nga vitet e 90-ta e deri më sot dhe nuk ka pasur kundërshtime. Pas elaborimit, pas fakteve që duam dhe ka ardhur koha që të hapim debatin edhe brenda kampit shqiptar. Ne jemi dakord që ka 3 Universitete shqiptare, që ka kuantitet në arsimin e lartë por është momenti dhe koha për të punuar në cilësinë e arsimiit. Ne po punojmë për ta ngritur cilësinë e arsimit të shqiptarëve në RMV duke investuar 35 milionë euro për kampusin e “Nënë Terezës” por edhe duke punuar me gjitha Universitetet tjera për të gjetur forma dhe mundësi për ta ngritur cilësinë për Universitetet tjera maqedonase në vend dhe të tjerat.” / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit