7.8 C
Skopje
E martë, 31 Mars, 2026

Forcat Rezervë Britanike po lëvizin nëpër Kosovë

Kanali zyrtar në platformën X i Shtabit të Përhershëm të Përbashkët (PJHQ) i Mbretërisë së Bashkuar ka shpërndarë disa fotografi të mrekullueshme të lëvizjeve që Forca Rezervë Britanike po i bën nëpër Kosovë.

“Grupi i Betejës 1 Yorks ka kaluar përgjatë Korridorit VIII të korridoreve Pan-Evropiane. Ky shirit i asfaltit është i një rëndësie strategjike për Ballkanin dhe BE-në në përgjithësi.

Kalimi transit i Forcave Rezervë Strategjike thekson angazhimin e NATO-s dhe Mbretërisë së Bashkuar në rajon”, shkruhet në kanalin Defence Operations në X.

Gjatë muajit shtator, në Kosovë mbërritën rreth 300 trupa shtesë rezervë nga Britania e Madhe në kuadër të KFOR-it.

 

 

Burimi / Zëri.info

Të ngjajshme

Të fundit