Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, është i ftuar në “Pressing” .
Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FKS-së.
Maqedonci ka thënë se pjesëtarët e FSK-së shërbehen me tri shujta brenda ditës. E për problemin me kontraktime, ai tha se është problem që nga viti 2009.
Maqedonci ka thënë se pas vitit 2015 bëhet akoma me problematike, por jo gjithmonë për fajin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Kjo pasi me Ligjin e Prokurimit Publik, operatorët e kanë afatin e ankesave e kjo më pas kërkon kohë deri te zyrtarizimi.
Ai ka shtuar se shpesh janë bërë kontrata emergjente, duke shtuar se dikush duhej ta ndërpriste këtë.
Në këtë mënyrë, ai tha se ushqimi duhet të përgatitet brenda e të ketë cilësi më të mirë, njëkohësisht kosto më të ulët.
“Prej vitit 2009 ka pasur probleme me kontrata rreth ushqimit, veçanërisht prej vitit 2015 deri në 2024. Kemi pasur probleme të vazhdueshme me çështjen e kontraktimit. Jo gjithmonë për fajin e Ministrinë e Mbrojtjes, shpesh edhe për fajin e procedurave të përcaktuara me Ligjin e Prokurimit Publik”.
“Ne gjatë gjithë majave të verës kemi bërë analiza se cila do të jetë mënyra më e mirë për furnizimin e FKS-së me ushqim, pa pasur pengesa në aspekti operacional”.
“Një ditë do të duhej që dikush ta ndërprente këtë fenomen, dhe kam vlerësuar që është koha që ushqimi në FSK të shërbehet në mënyrë të rregullt, me cilësi më të mirë, por edhe me kosto më të ulët. Pra, të kemi qëndrueshmëri për një kohë më të gjatë”, ka deklaruar ai.